Vuçiq paralajmëron se nga sot çdo gjë do të ndryshojë

Lajme

Vuçiq paralajmëron se nga sot çdo gjë do të ndryshojë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:03
Aleksandar Vuçiq

Parlamenti serb me 145 vota pro miratoi sot raportin mbi Kosovën i cili iu paraqit deputetëve nga Presidenti serb,  Aleksandar Vuçiq. 

Në një konferencë për media pas seancës Vuçiq tha se sot është edhe një ditë shumë e vështirë për Serbinë, duke aluduar në aksionin e  policisë së Kosovës në Veri.

Vuçiq u shpreh se pas sulmit të sotëm asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, as me shqiptarët dhe as me të gjithë ata që proklamuan se kjo ishte një luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Situata jonë nuk është aspak e lehtë, por vendosmëria jonë, dhe guximi i popullit tonë në Kosovë na shtyjnë që të punojmë edhe më shumë për të garantuar atyre siguri në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.

I pyetur për deklaratat e tij se Serbia është e gatshme të intervenoj ushtarakisht në Kosovë në rast se kërkohet, Vuçiq u shpreh se ai asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Kam thënë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, është e gatshme dhe do të jetë gjithmonë ta mbrojë territorin e saj. Me vite më keni akuzuar për tradhti dhe që nuk po u ndihmoj serbëve, kurse tani po më akuzoni se po luftoj. Përgjigjuni për çka jam fajtor. Se po luftoj ose po qëndroj. Nuk kam përmendur asnjë intervenim, këtë e keni bërë ju. Unë vetëm kam thënë që do ta mbroj popullin tim. Unë nuk jam njeri aq i papërgjegjshëm që popullin tim ta vë në pozitë të vështirë, por nuk jam as aq i pakujdesshëm që të lejoj që populli im të keqtrajtohet”, është shprehur ai.

Vuçiq lidhur me protestën e nesërme të paralajmëruar në Mitrovicë u ka bërë thirrje serbëve për protestë paqësore dhe u ka dërguar mesazh se Serbia do të jetë gjithmonë pranë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat