Mediat serbe: Të rinjtë e Partisë Demokratike të Serbisë, kundër Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

Lajme

Mediat serbe: Të rinjtë e Partisë Demokratike të Serbisë, kundër Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:30
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”

Gazeta ditore vojvodinase “Danas”, në numrin e saj të sotëm ka njoftuar se të rinjtë e Partisë Demokratike të Serbisë, mbrëmë kanë mbajtur një shfaqje para Qendrës Kulturor, kundër Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili do të hapet sot, në Beograd, e që synon të thyejë barrierat Kosovë-Serbi.

Siç bënë të ditur “Danas”-i, presidenti i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Serbisë, Zdravko Veselinov, ka kërkuar që të ndalohet aktiviteti i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila merr pjesë në organizimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ngase sipas tij ata, duan ta përfaqësojnë Kosovën si një vend të pavarur.

"Ne mendojmë se festivali është një provokim. Ne kemi ngritur një pano për të treguar se si shqiptarët në Kosovë dhe “Metohi”, sillen ndaj kulturës dhe gjithçka që është serbe, " tha me mllef Veselinovi, për gazetën “Danas”.

Në panonë e shfaqur nga të rinjtë e PDS-së, tregohen fotografitë e kishës së shkatërruar të Shën Gjorgjit në Prizren, Autobusi Nish Express i ngritur në ajër nga siç thonë ata nga, “ekstremistët shqiptarë”, Shtëpia e Verdhë, si vend qendror për trafikimin e organeve dhe të tjera.

"Kërkojmë që veprimtaria e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut të ndalohet, sepse vepron në mënyrë jokushtetuese. Ata e përfaqësojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kushtetuta e vitit 2006, ngase “Kosova dhe Metohia” është pjesë e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë ", përfundon Veselinov.

Ai, gjithashtu, shtoi se PDS, nuk është një kundër vendosjes së njëfarë bashkëpunimi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe se partia është në favor të dialogut, por nuk dëshiron të lejojë një veprim jashtëkushtetues, njofton, mes tjerash, gazeta “Danas” nga Novi Sadi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat