Daçiq: Situata ishte serioze, na thanë "të mos bëjmë asgjë"

Lajme

Daçiq: Situata ishte serioze, na thanë "të mos bëjmë asgjë"

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:02
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se veriu i Kosovës është "një gur në këpucë" për Prishtinën, pasi vetëm atje nuk kanë sovranitet, andaj qëllimi i veprimeve të ROSU-së është të trembë dhe t'i dëbojë serbët.

Sipas tij, me veprimin e djeshëm në veri, Prishtina zyrtare donte "të demonstronte forcën" dhe, siç thotë ai, dëshmon se ajo mund të qëndrojë në këtë territor.

"Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por ardhja e ROSU-t në Graçanicë apo Shtërpcë nuk është ekskluzive, pasi aty nuk ekzistojnë mekanizma mbrojtës për zonat që janë në jug dhe të rrethuara nga shqiptarët, por veriu është diçka krejtësisht e ndryshme e Kosovës ku Prishtina nuk ka ndikim," tha Daçiq për TV Pink.

Nga ana tjetër, thekson ai, sjellja e tillë provokon reagimin e serbëve dhe nëse bashkësia ndërkombëtare nuk garanton siguri për serbët në Kosovë, atëherë sipas tij, "Serbia do të jetë e detyruar të reagojë”.

Se situata ishte serioze, thotë ai, ka treguar edhe reagimi i djeshëm i funksionares së Bashkimit Evropian Angelina Ajhors në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Bratislavë, e cila kishte para takimi kishte thënë: "mos bëni asgjë."

"Kjo do të thotë se ata e kuptuan seriozitetin e situatës për të mbrojtur serbët," nënvizoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat