Çmendet Vuçiqi: Shqiptarët po rriten, serbët po shuhen, ja çka kërkon nga gratë e Serbisë

Lajme

Çmendet Vuçiqi: Shqiptarët po rriten, serbët po shuhen, ja çka kërkon nga gratë e Serbisë

Nga: N.Sh Më: 30 maj 2019 Në ora: 00:31
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kuvendin e Serbisë ka folur për rritjen e numrit të popullsisë së shqiptarëve dhe zvogëlimin e natalitetit te serbët, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Vuçiqi teksa flet në Kuvendin serb dhe brengen e madhe që e ka sa i përket natalitetit te serbët.

Ai thotë se në vitin 2100 shqiptarët do të shtohen, kurse Serbia mund të shuhet.

Sipas tij, kjo për faktin se ata do të mbesin rreth 3 milionë banorë dhe ekzistenca e tyre edhe në Serbi do të jetë vështirë.

Vuçiqi tregon se sot janë gati dyfish më shumë se shqiptarët, kurse në vitin 2100 ose pas një gjenerate siç thotë ai, shqiptarët do të jenë sa dyfishi i serbëve.

Ai kërkon që gratë serbe të lindin 3 fëmijë në mënyrë që mos të bie numri i serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat