Një grua me inicialet Z.S është raportuar se po rrëmben fëmijët në Malishevë dhe Prizren, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur identifikimin dhe e ka shoqëruar për intervistim atë në Polici.
E njëjta pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë.
Por, pak orë më pasë gruaja që thuhet se është nga komuniteti rom të Podujevës, sulmohet nga disa fëmijë.
Pos brohoritjeve që fëmijët ia bëjnë asaj, njëri nga ta e godet dhe e rrëzon për toke.
Lidhur me këtë ka reaguardeputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se po tregohemi trima me një grua të shkretë që sulmohet e linçohet, por që jemi qingja e të durueshëm më grabitësit e vërtetë.
“Trima e azganë me një grua të shkretë që sulmohet, linçohet e përshkruhet si monstrume. Qingja e të durueshëm me grabitësit e vërtetë; kapës politik që s’lënë gjë pa fëlliqë e pasuri pa vjedhë”, deklaroi Abdixhiku.