Ja çka u gjet në shtëpinë e personit që u arrestua për dallavere me listat e veteranëve

Lajme

Ja çka u gjet në shtëpinë e personit që u arrestua për dallavere me listat e veteranëve

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia në Klinë ka arrestuar dje një person të dyshuar se ka bërë dallavere me listat e veteranëve.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë me pesë fishekë, disa dokumente - certifikata, vërtetime dhe aplikacione të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, disa kartela identiteti me një pasaportë të shtetit të Greqisë, si dhe disa kopje të letërnjoftimeve të personave të ndryshëm që kanë përdorur dokumentet e falsifikuara, me qëllim të realizimit të pensionit ‘veteran i UÇK-së’. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat