Vuçiq për aksioni në veri: I kam tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare dhe njerëzve tanë çka do të ndodh në Kosovë!

Lajme

Vuçiq për aksioni në veri: I kam tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare dhe njerëzve tanë çka do të ndodh në Kosovë!

Nga: F.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se “për aksioni brutal të njësisë RSU ia ka tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare dhe njerëzve tan se çka do të ndodhë në Kosovë”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”

Ai ka thënë se zëdhënësi i KFOR-it Vinçenco Graso me deklaratën më të re se për aksionin e arrestimeve në veri të Kosovës është njoftuar secili që di të lexoj shtypin vetëm se ka vërtetuar se KFOR-I nuk ka informuar Beogradin se çka po përgatitet

"I kam tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare dhe njerëzve tanë se do të ndodhë kjo. Natyrisht se kjo do paraqitej në shtyp. Nëse kanë menduar në faktin se unë kam tërhequr vërejtjen për diçka dhe ajo u dal në gazeta si vërejtje ime, vërejtja nuk do të thotë se jemi të informuar dhe se presidenti e ka zbuluar çdo gjë ", ka thënë Vuçiq për Tv Pink.

Po tha ai, unë si president kam tërhequr vërejtjen opinionit se çfarë do të ndodhë në Kosovë, atë e kanë përcjell mediat më të njohura edhe ato ditore, të gjithë kanë mundur të lexojnë çdo gjë është e saktë, por ai që u dashtë të evitoj është KFOR, NATO, BE dhe ShBA, ata nuk e kanë pamundësuar sepse janë bërë se nuk dinë dhe se kjo nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin” ka thënë Vuçiq.

Ai përkujtoi se të mërkurën nga Prishtina kanë shtuar se arrestimet kanë të bëjnë me Ivanoviqin, disa me Zymberin, por përsëri ato nuk kanë të bëjnë me këta.

"Pra çdo gjë është menduar, çka do që ju bien në mend vetëm të akuzojnë Serbinë ", tha Vuçiq dhe shtoi: " Edhe kur më akuzon dhe sulmon ‘Jutrarnji list’ nga Kroacia dhe ’ Avaz’ nga Sarajave me tregimin e njëjtë me të cilin e ka bërë Rada Trajkoviç se unë do duhet të mbështesja shqiptarët dhe jo serbët sepse ata serbë janë korruptuar, porosia ime është  para së gjithave do jem përkrah popullit serb në Kosovë do jem me popullin serb, me të vërtetën dhe drejtësinë dhe jo me kriminelët keqbërësit dhe asnjëherë nuk do mbështes krimin ", tha Vuçiq.

Jo që kam fytyrë si president, por se dihet se kurrë nuk kam mbështet krimin për dallim nga që përditë flasin për luftën kundër krimit sepse janë të atij lloji ku bëjnë pjesë.

 "Disa do jenë përherë në të gjitha anët, vetëm të jenë kundër udhëheqësve të shtetit të Serbisë. Nuk kanë ndjenja për popullin dhe vendin. Flasin për krim e korrupsion ndërsa njerëzit lirohen ", tha Vuçiq dhe shton Prishtina nuk ka ide për çka të ndjek të arrestuarit.

Kanë thënë se aksioni është në gjithë Kosovën dhe kjo është bërë vetëm për të ndërhyrë në veri me qëllim të largohen një pjesë e njerëzve që mund të ju kundërvihen. "Nuk është mirë të shkohet kundër popullit sepse nuk I doni përfaqësuesit legjitim të atij populli ",shtoi ai.

Sipas Vuçiqit njësitë policore janë tërhequr vetëm kur perëndimi iu ka thënë se kishte mjaft eskalim dhe mjafton. Si do reagonin sikur ajo që po ndodh në Kosovë të ndodhte në Beograd, para Serbisë është një sfidë e madhe e ajo është ruajtja e popullit serb në Kosovë.

"Kemi urtësi dhe trimëri të ruamë paqen dhe stabilitetin dhe lus njerëzit që mos të kthehen kundër shtetit dhe popullit të vetë ", tha ai, duke nënvizuar se nuk ka asgjë kundër nëse votojnë ndryshe, port ë mendohen do ketë nga ajo.

"Sa i përket NATO-së çdo gjë është e qartë, pas deklaratës së zëdhënësit Graso. Unë kam tërhequr vërejtjen çka po ndodhë, por ai që duhej të evitonte këtë nuk e kanë bërë  sepse janë bërë se nuk e dinë se kjo nuk ka të bëjë aspak me krim dhe korrupsion. Do të jem përherë me popullin dhe jo kriminelët, asnjëherë nuk I kam mbështetur ", tha Vuçiq.

Ai ka përmendur rastin e trupave hungareze që kanë dashur të veprojnë për çka I falënderon, që nënkupton se jo të gjithë e kanë kuptuar aksionin si e interpreton Graso. Vuçiq ka thënë se: "Dua të falënderoj miqve tanë ndërkombëtar dhe kjo informatë është në pjesën më të mirë e saktë dhe të ju them faleminderit shumë për brengosjen për popullin serb dhe të atë që po ndodhë në Kosovë ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat