Arrestohet edhe një shtetas i Kosovës në Serbi, akuza banale

Lajme

Arrestohet edhe një shtetas i Kosovës në Serbi, akuza banale

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Autoritetet e policisë kufitare të Serbisë dyshohet se kanë arrestuar të mërkurën një 46 vjeçar nga Kosova.

Mësohet se i njëjti ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh ku pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e kanë vë në pranga A.P nga Pozharani.

Burime të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thënë se A.P është arrestuar për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”, shkruan kk.

Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007 por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë e A.P ka përfunduar në dosjet e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat