I quajti shqiptarët ‘njerëz që vijnë nga mali’, kështu i reagon Thaçi Bërnabiqit - Bota Sot
I quajti shqiptarët ‘njerëz që vijnë nga mali’, kështu i reagon Thaçi Bërnabiqit

Lajme

I quajti shqiptarët ‘njerëz që vijnë nga mali’, kështu i reagon Thaçi Bërnabiqit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:31
Ana Bërnabiç dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Komentet e Thaçit vijnë një ditë pasi Bërnabiç, në prani të ambasadorit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”. Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim. “Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj te sotme”, tha Thaçi.

“Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi. Bërnabiq i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Ajo po ashti tha se disa prej shqiptarëve “janë edhe terroristë që nuk janë dënuar” dhe që “kanë qenë të akuzuar në Tribunalin e Hagës ”Pas deklaratës së saj reagoi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai, përmes një postimi në Twitter, tha se deklarata e kryeministres serbe është “e neveritshme dhe tërësisht e papranueshme”. Sipas Pacollit, ky “racizëm i institucionalizuar” i ka rrënjët në ideologjinë ultranacionaliste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...