Brnabiq: Deklaratat e Prishtinës në kundërshtim me vlerat qytetëruese

Lajme

Brnabiq: Deklaratat e Prishtinës në kundërshtim me vlerat qytetëruese

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:59
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot se deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, se nuk do të lejojë hyrjen e saj në Kosovë është në përputhje me politikën e Prishtinës.

"Njerëzit të cilët janë të gatshëm të ndalojnë qarkullimin e mallrave janë të gatshëm të parandalojnë lirinë e lëvizjes", tha Brnabiq pas një takimi me kryeministrin sllovak Peter Pelegri.

Mediat sot transmetuan deklaratën e Pacollit, se Brnabiq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, për sa kohë shprehet me ideologji raciste dhe të sëmura kundër popullatës së Kosovës.

Brnabiq tha kjo është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe vlerat civilizuese, dhe shtoi se ajo nuk priste një deklaratë të tillë nga Pacolli.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë krijimin e asociacionit serb, Brnabiq tha se kjo ‘tregon shkallën e papërgjegjshmërisë së tyre dhe se ata nuk kanë ndonjë kapacitet të institucioneve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat