Serbët pas 48 orëve të aksionit policor thonë se në spital janë mbajtur 11 serbë që pësuan lëndime në Zubin Potok

Lajme

Serbët pas 48 orëve të aksionit policor thonë se në spital janë mbajtur 11 serbë që pësuan lëndime në Zubin Potok

Nga: F.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Serbët pas 48 orëve të aksionit policor thonë se në spital janë mbajtur 11 serbë që pësuan lëndime në Zubin Potok

Zyrtarë të spitalit rajonal në Mitrovicë veri kanë kumtuar se 11 persona serbë që kanë pësuar lëndime gjatë aksionit policor në Zubin Potok janë mbajtur në shërim spitalor, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Katër prej tyre janë me lëndime të shumëfishta të kokës dhe trupit gjenden në njësinë e kujdesit intensiv, tre janë vendosur në njësinë ortopedike dhe po ashtu 3 në atë kirurgjike, ndërsa një në njësinë interno.

"Tek pacientët kanë konstatuar lëndime në kokë, koshin e kraharorit dhe abdomen, ka persona me hematope, grithje dhe gjurmë të tytave të gjata me të cilat janë goditur në trup ", ka thënë një takim me gazetarë drejtori i Qendrës Klinike spitalore Milan Ivanoviç.

Ai ka precizuar se nga 11 të hospitalizuari, katër kanë fraktura të eshtrave në fytyrë, mollëza, në qafë ndërsa njëri ka frakturë në brinjë, dy të tjerë thyerje në hundë.

Ivanoviç ka thënë se punonjësi i UNMIK-ut Mihail Krasnoshçekov, që po ashtu është lënduar në aksionin policor në Zubin Potok është propozuar të shkoj në shërim në një ent tjetër shëndetësor në Beograd.

Krye-shefat e njësive ku janë vendosur serbët e lënduar kanë thënë se përveç lëndimeve të dukshme, pacientët kanë edhe lëndime mentale që do bëhen të dukshme pas lëshimit nga spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat