Vuçiq: U shkatërrua besimi dhe raporti partner në lidhje me çështjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq: U shkatërrua besimi dhe raporti partner në lidhje me çështjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 06:06
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se mënyra në të cilën është kryer aksioni policor në komunat e veriut të Kosovës ka tejkaluar kufirin që Serbia mund të duroj por me atë është shkatërruar edhe besimi e çfarë do raporti të partneritetit me botën perëndimore në lidhje me Kosovën, shkruan “Beta” përcjell “Bota sot”. 

"Shqiptarët dhe ata që i sponsorojnë kanë shkatërruar besimin. Nuk është në një incident por në jetën dhe maltretimin e 28 njerëzve dhe asaj që kanë lënë pas vetës. U shkatërrua edhe çfarëdo raporti i partneritetit me vendet perëndimore në lidhje me Kosovën ",ka thënë Vuçiq për Tv Prva.

Duke fol për ditën e të martës dhe aksionin e arrestimeve në veri, Vuçiq ka thënë së pari është dëgjuar me krye-shefin e gjeneral-shtabit të ushtrisë së Serbisë Milan Mojsiloviç dhe ia ka dhënë urdhrin për gatishmëri të plotë ushtarake.


Duke komentuar konstatimet e përfaqësuesit të KFOR-it se Beogradi zyrtar  ishte i informuar me aksionin e policisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se kjo është e vërtetë por informatën nuk e ka marr nga ata..

"Kanë thënë se ne e kemi ditur. E saktë e kemi ditur dhe kemi informuar opinionin. Por kur kam pyetur kënd e kanë informuar, kanë thënë se ka mjaftuar të lexohen gazetat. Atë mëngjes ka pasur probleme me komunikim. Kur ka thirr Mojsiloviç ata nuk janë përgjigjur. Ata kanë vërtetuar atë që unë kam thënë. Nuk kanë biseduar as nuk më kanë informuar ",tha ai. 

Duke fol për akuzat se mediat po kontrollohen dhe ngulfaten, ai ka thënë  për dallim nga lideri i SZS Gjilas ai nuk ka media, as nuk ka pasur kur ka qene opozitë. 

Vuçiq ka thënë se nuk përcjell mjaftueshëm mediat vendore, por shikon televizionet regjionale, kanalet e Rusisë 24, CNN, Sky në mënyrë që të informohet nga shumë kënde. 

Në përgjigje në pyetjen si ndodhi që nuk ju ka dorëzua raporti i Komisionit Evropian për përparim të Serbisë, Vuçiq ka thënë “ ata deshën të më sjellin” por nuk kam pasur kohë, kisha punë tjetër.

"Unë zakonisht them atë që mendoj. Nuk mendoj se i mungojmë njëri-tjetrit. Kam lexuar një pjesë, tjetrën nuk kisha kohë. Por e kuptoj Ana (Brnabiç)...i kam thënë asaj “ pse ke treguar sikur je e e trishtuar dhe e ke rëndë?' U dashtë që të jesh e buzëqeshur dhe të thotë se ajo edhe unë kemi hyr me sharë motorike në RTS dhe shkatërruam pavarësinë e servilit publik ", tha ai. 

Vuçiq ka vlerësuar se Serbia do të shpallej vendi më demokratik në botë nëse do kishte lëvizje në lidhje me Kosovën, por  i duket se kjo nuk do të ndodhë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat