Lavrov për rrahjen e shtetasit rus: Kjo është çështje serioze që kërkon reagim serioz

Lajme

Lavrov për rrahjen e shtetasit rus: Kjo është çështje serioze që kërkon reagim serioz

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:01
Sergej Lavrov

Sjellja e pushtetit në Kosovë ndaj shtetasit rus pjesëtar i misionit të OKB-së është çështje serioze ka deklaruar ministri rus i  punëve të jashtme Sergej Lavrov, shkruan”Sputnjik” përcjell “Bota Sot”.

Kjo nuk mund të arsyetohet me asgjë, ndërsa përpjekjet e Prishtinës që të heq imunitetin apo statusin që ai ka është çështje serioze dhe në atë duhet të reagojnë përfaqësuesit e OKB-së ka thënë ai në Tokio ku po qëndron në vizitë.

Si theksoi Lavrov, shefi i misionit të OKB-së në Kosovë Zahir Tanin në lidhje me këtë çështje ka pasur qëndrim parimor dhe nuk deshi të trimëroj këtë sjellje të Prishtinës.

"Pushteti në Kosovë si duket kanë ndaluar së nënshtruari atyre që kanë udhëheq me ta, ndërsa me ta kanë udhëheq ShBA dhe BE. Rezultat i kësaj është sponsorimi i pushtetit të Kosovës nga ana e perëndimit gjë që ka sjell që gjithë kjo të kaloj pa u dënuar gjë që është e papranueshme ", nënvizoi ai.

Ministri rus po ashtu se pushteti i Kosovës së vetëshpallur ka shkel shumë obligime, para së gjithave në obligimin për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.

Krahas kësaj sipas Lavrov, pushteti në Kosovë ka shkel rezolutën 1244 me formimin e ushtrisë dhe me aksionet tjera që dëshmon se sa rrezik është mbyllja e syve në shkeljet sistematike të drejtës ndërkombëtar nga ana e njërës apo palës tjetër pjesëmarrës në konflikt.

"Rusia do të insistoj në implementimin e rezolutës 1244 që ka kushtëzuar të gjitha parametrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, do insistoj që kjo rezolutë të respektohet nga të gjitha palët dhe që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë rezultat i procesit të pranueshëm për Prishtinën dhe Beogradin ", ka përfunduar ai transmeton “Sputnik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat