Vuçiq: Pritëm 24 orë që BE të reagojë, e dimë çfarë duhet të bëjmë

Lajme

Vuçiq: Pritëm 24 orë që BE të reagojë, e dimë çfarë duhet të bëjmë

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:46
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka theksuar se absolutisht është i shokuar me faktin se BE nuk ka reaguar në deklaratën e Thaçit se Prishtina nuk do të formoj bashkësinë e komunave serbe, sipas Vuçiq sot ose nesër presim reagimin e BE-së dhe porositi “ e dimë se çka duhet të bëjmë” nëse mungon reagimi, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Kemi pritur 24 orë reagimin e BE-së. Absolutisht jam i shokuar se askush nuk ka thënë asgjë lidhur me dokumentin që është nënshkruar në Bruksel, realizimin e të cilit e ka garantuar BE. Nëse nuk vlejnë dokumentet për shqiptarët, nuk di çka mendojnë me kënd do të bisedojnë në të ardhmen”,ka thënë ai.

Vuçiq ka nënvizuar se kjo flet mjaftë për peshën e situatës në të cilën ndodhemi. Shqiptarët sipas tij kanë vetëm një Kishë në të cilën luten dhe ajo është ShBA dhe çdo gjë që thonë apo bëjnë kundër Rusisë dhe Serbisë nuk shqetësohen fare.

Me rëndësi për ta është që misioni amerikan në OSBE të i falënderoi për aksionin kundër korrupsion, shtoi ai është aksion anti-korrupsion sa është kundër korrupsionit Thaçi dhe Haradinaj.

"Për mua shumë me rëndësi dhe indikative është heshtja e gjermanëve, britanikëve, francezëve dhe Brukselit. Në Bruksel atë dokument e kanë nënshkruar Thaçi dhe Daçiq në prani të Ashton. Aty nuk ishte “Sveti Petar” por Kathrine Ashton si përfaqësuese e lartë e BE-së. Nëse BE nuk është në gjendje të garantoi marrëveshjen në prani të së cilës ka marrë pjesë edhe vetë, le të na e thonë se këto marrëveshje nuk kanë asnjë forcë juridike ", tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë theksoi se pastaj gjërat do shkojnë në mënyrë tjetër. " Do të futet pasiguri shtesë dhe problemet gjitha palëve, por me rëndësi është se BE në lidhje me këtë çështje të na informojnë në vend se na informojnë me marrëzitë që kanë disa mandat politik. Do të ishte mirë të na informojnë rreth asaj në çka kemi harxhuar kohë dhe energji që gjërat të qetësohen ". Vuçiq ka përfunduar se : " kështu shpresoj se sot ose nesër të kemi reagimin e BE-së në lidhje me këtë, nëse nuk ka përsëri mirë e dimë çka duhet të bëjmë ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat