Vilson porosit Serbinë: ShBA nuk do të imponoj zgjidhje, ndërsa ju përballuni me realitetin

Lajme

Vilson porosit Serbinë: ShBA nuk do të imponoj zgjidhje, ndërsa ju përballuni me realitetin

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:04
Ilustrim

Nënkryetari i Këshillit Atlantik Dejmon Vilson, që po qëndron në Serbi ka deklaruar se “ShBA nuk do imponoj zgjidhje për problemin e Kosovës, sipas tij është e mundshme tejkalimi i pengesave të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"ShBA qartë kanë thënë se do mbështesin procesin e dialogut pakushte. Kjo është shenjë se nëse ju ia dilni të merreni vesh ne do mbështesim atë. Keni parë letrat e presidentit Trump për liderët ku dëshmohet përkushtimi. Nuk duam të imponojmë zgjidhje, por ka vullnet të jemi pjesë e marrëveshjes ",tha Vilson për Zërin e Amerikës.

Vilson tha se në këtë moment Serbia nuk kontrollon Kosovën dhe në këtë moment çështja e Kosovës e ka ndal dhe limituar mundësitë e Serbisë.

"Bisedimet e vështira që Vuçiq i pati në parlament dhe para opinionit duhet të sjellin Serbinë në gjendje që të përballet me realitetin dhe të fokusohet në ekonomi, ardhmëri dhe krijimin e punës për të rinjtë. Aktualisht në të gjitha anët flitet për Kosovën dhe harxhohet oksigjeni. Duhet të keni udhëheqësi që është e fokusuar në ekonomi, punë, ndërmarrje dhe rrugën e përshpejtuar drejt BE-së. Kosova Serbinë e ngadalëson. Vuçiq ishte i qartë rreth mundësisë që mund të paraqiten nëse vjen tek marrëveshja me Prishtinën ", tha Vilson.

Ai vlerëson se nuk është moment i mirë për dialog por kjo mund të tejkalohet. " Kjo kërkon vendosmëri të përkushtuar rreth asaj se cilat janë interesat reale dhe si duhet të arrihen, dhe të shtyni dialogun atje kund të arrihen rezultate ", shprehet Vilson.

Vilson mendon se edhe lidhjet me ShBA dhe BE nuk janë aq të forta në lidhje me Kosovën ashtu si do duhej të ishin.

"Duhet të ecim në drejtim të njëjtë, të jemi të fokusuar në rezultatin e njëjtë. Kjo do kërkoj bashkëpunim më të ngushtë diplomatik. Për atë mendojmë se ShBA duhet të hyjnë në proces, të jenë forca konstruktive e këtij procesi. Duhet mbajtur mend se ne nuk jemi të interesuar vetëm për proces ne jemi të interesuar edhe për rezultate. Duhet të koncentrohemi në arritjen e këtyre rezultateve. Nuk është e jona të imponojmë. Duam të mbështesim çdo gjë rreth asaj që serbët dhe shqiptarët e Kosovës pajtohen ",tha Vison.

Delegacioni i Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, në kyre të cilit gjendet Vilson, qëndroi dy ditë në vizitë Serbisë, ku është takuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat