Sali Berisha: I shkatërrova Thaçin e Ramën

Lajme

Sali Berisha: I shkatërrova Thaçin e Ramën

Nga: D.RR Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:32
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar në Facebook se Thaçi dhe Rama shkuan mbrëmë në debate televizive vetëm pse edhe ai ishte i ftuar në një të tillë, e sipas tij, arsyeja që ata shkuan në të njëjtën kohë me të, ishte vetëm që të bënin zhurmuesin e denoncimeve dhe dëshmive të tij për aktet e tyre antikombëtare, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka publikuar edhe një fotografi, duke treguar audiencën që sipas tij, ishin më të interesuar ta dëgjonin atë.

Postimi i plotë:

Publiku i ndeshkoi me perçmim Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin in chef.

Te dashur miq, mbreme isha ne T7 ne Pressing me Berat Buzhalen dhe Leonard Kerqukin, dalje e njoftuar dite me pare. Te tmerruar nga denoncimet dhe deshmite e mia eventuale ne Pressing, Zografi Bis, Miladini shqipfoles me urdher te Baton Stanishiq vrapuan te uzurpojne ne te njejten kohe me pressing tre ekrane televizive ne Shqiperi dhe ne Kosove vetem e vetem qe te benin zhurmuesin e denoncimeve dhe deshmive te mia per aktet e tyre antikombetare.

Matjet ne kohe reale te audiences ishin diskretituese per Zografin Bis, Miladinin Shqipfoles dhe argatin in chef. Ato deshmonin perçmimin dhe ndeshkimin e publikut jo vetem me komentet por mbi te gjitha me injorimin e tyre.

Ketu me poshte keni nje artikull te matjeve ne kohe reale te audiences time ne pressing T7 dhe te Zografit Bis e te Miladinit shqipfoles ne TCH dhe TV Dukagjin dhe Abc news, qe deshmon nivelin banal te audiences se ketyre dy te fundit! sb

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat