Përfaqësuesi rush në BE Çizov: BE të ndaloj së shikuari përmes gishtave Prishtinën

Lajme

Përfaqësuesi rush në BE Çizov: BE të ndaloj së shikuari përmes gishtave Prishtinën

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:50
Vladimir Çizov

BE është si duket indiferent ndaj çështjes së aksioneve të Prishtinës, në vend të që kërkoj përmbushjen e obligimeve, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizov, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Shohim që Be ka raport pasiv ndaj asaj që po ndodhë në Kosovë. EULEX nuk ka bërë asgjë që të ndaloj aksionin e policisë së Kosovës. Me këtë aksion janë shkel marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e vetë BE-së” ka thënë Çizov, ka shkruar Tass.

Ai përkujtoi se një nga qëndrimet e marrëveshjes nën ombrellën e BE-së ndalohet prania e policisë me tyta të gjata në komunat në veri të krahinës të banuar me serbë.

"Përkundër të gjithë asaj, shtetasi rus pjesëtar i UNMIK-ut Mihail Krasnoshçekov është qëlluar në kokë me kondak mitralozi dhe jo me revole ", theksoi Çižov.

Ai mendon se ka rrezik nga “eskalimi i konfliktit” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe s ejani të nevojshme përpjekjet serioze që të evitohet kjo.

Është e nevojshme që BE të kërkoj nga Prishtina të përmbush obligimet e veta dhe të ndaloj që të i shoh përmes gishtave” ka thënë diplomati rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat