Vulin sulmon Pendarovskin: Të hesht për Serbinë, duhet të tërheq njohjen e Kosovës

Lajme

Vulin sulmon Pendarovskin: Të hesht për Serbinë, duhet të tërheq njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 18:46
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka porositur presidentin e Maqedonisë veriore Stevo Penderovski se nuk është temë e tij mënyra se si Serbia e zgjedh problemin me Kosovën, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vulin ka shtuar se pasi po heshtë për “Shqipërinë e Madhe” duhet të heshtë edhe për Serbinë.

"Pendarovski pak pyetet për ardhmërinë e Maqedonise Veriore por do të pyetet për Serbinë. Mënyra se si Serbia zgjedh problemin e saj të brendshëm nuk është temë e presidentit maqedon, fqinjit tonë jugor. Nëse ideja e përcaktimit të kufirit e tmerrshme dhe jo dinjitoze në shekullin 21 “, atëherë mundet të tërheq njohjen e Kosovës nga fillimi I shekullit 21 apo të dënoj sulmin e NATO-së në SRJ, nga fundi i shekullit 20 që ka sjell spastrimin etnik të serbëve nga Kosova ",deklaroi Vulin, duke komentuar konstatimin e Pendarovskit se "ideja për korrektim të kufijtë mes Beogradit dhe Prishtinës e pakuptimtë".

Vulin ka thënë se Pendarovski I ka borxh Serbisë respektin, por popullit të vetë edhe më shumë I ka borxh të I tregoj çka mendon për idenë e Thaçit dhe Ramës për bashkimin e shqiptarëve në “Shqipërinë e Madhe”.

"Nuk I ka ikur fakti Pendarovskit se gjysma e Maqedonisë është në “Shqipërinë e madhe? Nëse nuk e ka parë hartën, le të ja tregojnë kryetari I parlamentit Xhaferi, ai me dëshirë para kamerave tregon atë. Nëse heshtë për “Shqipërinë e Madhe” lirisht le të heshtë edhe për Serbinë” tha ai.

Pendarovski ka thënë dje se shkëmbimi I territoreve mes Beogradit dhe Prishtinës është “pakuptimtë” dhe se duhet ndal bisedën në atë temë.

Sipas tij është anakronike ideja që në shekullin 21 nuk mund asgjë më e tmerrshme të ndodhë nëse seriozisht planifikohet një projekt I këtillë.

"Kjo mund të jetë punë për ekspertë, gazetarë por jo për njerëz përgjegjës, sepse mos përgjegjësia që të bisedohet për ide të tmerrshme gjegjësisht shkëmbimin e banorëve dhe territoreve në shekullin 21 ", ka thënë Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat