Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit - Bota Sot
Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

Lajme

Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

Nga: Zymer Mehani Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:16
Ana Bërnabiq

“Shqiptarët janë të dalur nga mali”....dhe këtu e nderpren mendimin zonja Bërnabiq.... Po zonjë, shqiptarët janë të dalë, kanë dalë dhe do të dalin në mal e në fushë, ashtu si më 1998-99, siç na mësoi komandanti legjendar Adem Jashari......Ju as jeni humane, as e doni të vërtetën.

Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve që kishin një qytetërim dhe demokraci të niveli të lartë për kohën, këtë e dëshmon fakti se ata e patën edhe një mbretëreshë- Teutën, kur ju sorollateshit e përpëliteshit Karpateve.......

Mos ta zgjasim më shumë......ta kujtojmë nobelisten Nënë Tereza, këtë bijë me soj dhe me gjak shqiptar, e cila i tregoi mbarë globit se ç’bën shqiptari për njeriun e vobekrë, të sëmurë e të pashpresë, duke mëkuar e mjekuar plagë e vrragë të varfërisë e të sëmundjeve....

Po, po malet tona, Alpet Shqiptare janë çerdhe shqiponjash dhe djepe trimërie....që s’njohën kurrë nënshtrim as përbuzje.

I themi zonjës Bërnabiq se malet e shqiptarëve shpesh janë shndërruar edhe në varre armiqsh....prandaj mos e përdorni këtë shprehje sepse faktikisht jeni duke e lënduar vetëm sedrën tuaj të mekur, ngase nga këto male lindi edhe UÇK- ja, e cila ia dha dërmën Serbisë suaj shoviniste.

Prandaj rrofshin maket dhe malësorët shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...