David Phillips e zbulon: Këto janë marrëveshjet e Thaçit dhe Vuçiqit, marrëveshjen do ta publikojnë para datës 1 korrik

Lajme

David Phillips e zbulon: Këto janë marrëveshjet e Thaçit dhe Vuçiqit, marrëveshjen do ta publikojnë para datës 1 korrik

Nga: D.RR Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:06
Vuçiq dhe Thaçi

Personaliteti i shquar amerikan, diplomati, akademiku, politologu i njohur dhe njeri nga njohësit më të mirë të Ballkanit, David Phillips, në një shkrim autorial të tij të publikuar në “Balkaninsight”, ka shkruar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes Thaçi-Vuçiq, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se, Thaçi e Vuçiq planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të ardhshëm, më 1 korrik, ndërsa përmend edhe pikat e marrëveshjes.

Ndër tjera, Phillips thotë se, çdo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë pa miratimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dështojë.

Image
David Phillips

Shkrimi i plotë i David Phillips:


  • Nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet përmes shkëmbimit të territoreve, kjo do të polarizonte më tej politikën e Kosovës, do të rriste ndasitë sociale, do të armiqësonte aleatët ndërkombëtarë e do të shkaktonte trazira ndëretnike.
  • Bisedimet kërkojnë kujdes, larg syrit të publikut.
  • Megjithatë, nevoja për kujdes duhet të jetë e balancuar me përfshirjen në mënyrë që palët të investojnë për rezultatin dhe të bindin zgjedhësit e tyre për të përkrahur rezultatet e negociatave.
  • Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar pa dyerve të mbyllura për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve.

  • Thaçi ka ngritur idenë polemizuese të ‘korrigjimit të kufijve’. Përveç Federica Mogherinit, shefja e politikës së jashtme të BE, askush nuk e di se çfarë diskutuan Thaçi e Vuçiç. Edhe anëtarë të delegacionit të Kosovës nuk kanë dijeni.
  • Nuk është e lehtë të mbash sekrete, sidomos për çështje të një rëndësie të tillë kombëtare. Thuhet se Thaçi e Vuçiq planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të ardhshëm, më 1 korrik.

  • Sipas një personaliteti të njohur kosovar, pikat e marrëveshjes janë këto:

  • Serbia bie dakord të njoh Kosovën.

  • Kosova do t’i japë Serbisë Mitrovicën e Veriut dhe katër bashki veriore.
  • Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, aktualisht pjesë e Serbisë. Këto fshatra nuk mund të formojnë një territor kufitar me Kosovën.
  • Liqeni Gazivoda, i cili është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji, do të kthehet në territor i mbikqyrur nga një organizatë ndërkombëtare, për shembull NATO.

  • Një Shoqatë e Komuniteteve të Pakicave Serbe do të formohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbë. Ajo do të jetë përgjegjëse për planifikimin urban dhe rural.

  • Marrëveshja nuk përmend minierat e Trepçës, të cilat zënë territore të të dyja vendeve. (Mosadresimi i statusit të Trepçës ngre pyetjen: Kush përfiton?).

  • Shkëmbimet territoriale kanë precedentë. Më 1947, Serbia transferoi shtatë fshatra të qarkut të Gjilanit në Luginën e Preshevës: Stanec, Maxherë, Peqenë, Ranatoc, Depcë, Caravajkë dhe Sefer.
  • Fshtra të tjera u transferuan në Bujanovc: Dobrosin e Konçul, si dhe fshatrat malorë Bujanovc, Pribovac e Zarbincë. Këto 11 fshatra kanë një sipërfaqe totale rreth 85 kilometra katror.

  • Më 1959, 45 rezidenca të rajonit Raska u transferuan në Kosovë. Edhe një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut iu bashkuan Kosovës. Vendimi mbi këto ndryshime territoriale u mor vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i rajon autonom brenda Serbisë.
  • Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh është ide e keqe për disa arsye.
  • Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të amenduar Kushtetutën e Serbisë e për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Kosovës nga Serbia është në qendër të marrëveshjes.

  • Marrëveshje nuk i adresohet anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB. Dëshira e mirë është një bast i papranueshëm.
  • Implementimi i marrëveshjes do të institucionalizonte pastabilitetin, duke izoluar fshatrat shqiptarë në Preshevë e në veri të Kosovës, duke krijuar në këtë mënyrë geto të ngjashme me Rripin e Gazës.

  • Shoqata e Komuniteteve të Pakicave Serbe për serbët në jug të Kosovës do të shkaktonte trazira dhe do të ushqente kërkesën e tyre për largim nga vendi.
  • Politika e Kosovës do të polarizohej edhe më tepër nëse delegacionit negociues kosovar i mbahen të fshehta detaje nga marrëveshja.

  • Parlamenti i Kosovës do të debatojë nxehtësisht për marrëveshjen me shoqërinë të përçarë thellë. Përçarjet sociale do të përkeqësohen dhe do të shfaqet dhunë ndëretnike.
  • Edhe Bosnja mund të përjetojë rikthimin e dhunëse nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.
  • Marrëveshja është e keqe edhe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mbajtja e fshehtë nga kancelarja Angela Merkel do të armiqësojë lideren gjermane e cila ka qenë e palëkundur për integritetin territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshjeje pas shpinës së saj do të minojë përkrahjen gjermane për liberalizim vizash, lidhje ekonomike dhe përparësi të tjera për Kosovën.

  • Pozicioni i Washingtonit është i diskutueshëm. Zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se do të pranojnë një marrëveshje që mund të arrijnë palët. Ky qëndrim është një tkurrje e lidershipit të SHBA në një vend ku pikëpamjet e Amerikës kanë vërtet rëndësi.

  • Çdo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë pa miratimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë thelbësore për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

  • Duke ecur përpara, bisedimet duhet:

  • Të përfshijnë anëtarët e delegacionit të Kosovës dhe të informojnë liderët e opozitës. Boll më me takime pas dyerve të mbyllura mes Thaçit e Vuçiç.

  • Të bëjnë kërkesa të qarta për ratifikim nga parlamenti dhe një referendum popullor. Pranimi nga shoqëria e Kosovës është kritik për implementimin.
  • Të kërkojë pjesëmarrjen e zyrtarëve të SHBA në të gjitha takimit. Të mos ketë ekskluzivitet për zyrtarët e BE.
  • Ka një alternativë për copëtimin: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë të mbrohen e promovohen. Në vend të fokusimit në detajet e korrigjimit të kufijve, Thaçi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të shohin larg në të ardhmen dhe të këmbëngulin në njohjen pa kushte nga Serbia.
  • Çdo gjë tjetër e bën Thaçin bashkëpunëtor në trathti dhe të nëpërkëmbur nga Beogradi.

 

E për këtë ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, duke komentuar shkrimin e David Phillips, ka akuzuar Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiun për tradhti kombëtare.

Postimi i i Sali Berishës:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat