Kërkohet drejtësi për gazetarin Bardhyl Ajeti: "Kur vritet gazetari, vritet shpirti i demokracisë"

Lajme

Kërkohet drejtësi për gazetarin Bardhyl Ajeti: "Kur vritet gazetari, vritet shpirti i demokracisë"

Nga: N.Sh Më: 3 qershor 2019 Në ora: 07:52
Bardhyl Ajeti

Në 14 vjetorin e vrasjes së gazetarit të gazetës kombëtare “Bota sot”, do të ndizen qirinj para teatrit kombëtar të Kosovës në ora 18:00.

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar gazetarin Ajeti, vrasja e të cilit nuk është zbardhur kurrë.

Abazi thotë se vrasja e Bardhylit është vrasje e fjalës së lirë dhe tentim për të heshtur zërin e gazetarit, ndërsa mos zbardhja e kësaj vrasje është kërcënim për të gjithë gazetarët.

Lexojeni postimin e plotë:

Drejtesi per gazetarin Bardhyl Ajeti

"Kur vritet gazetari, vritet shpirti i demokracise"

Sot me 3 Qershor, para teatrit kombetar te Kosoves ne Prishtine, ne ora 18:00, do te ndezim qirinje ne kujtim te gazetarit Bardhyl Ajeti i cili u godit per vdekje me 3 Qershor 2005. Vrasja e Bardhylit nuk eshte zbardhur deri me sot.

Vrasja e Bardhylit eshte vrasje e fjales se lire dhe tentim per te heshtur zerin e gazetarit. Mos-zbardhja e vrasjes se tij eshte kercnim per te gjithe gazetaret.

Neser me prezencen tone dhe me nje qiri, kerkojme drejtesi per Bardhylin dhe nderojme punen e tij si gazetar dhe njeri qe ka denuar krimin, ka guxuar te shkruaj kunder krimit. Ne duhet te guxojme te kerkojme drejtesi per te.

Ju lutem ejani dhe shperdajeni tek njerezit qe drejtesine e duan e krimin nuk e harrojne dhe ngrisin zerin.

ENG

Justice for murdered journalist Bardhyl Ajeti

" When a journalist is killed, the soul of democracy is murdered"

Today, June 3rd, in front of the National Theater of Kosova in Pristina, will be lighting candles in remembrance of the journalist Bardhyl Ajeti. He was shot by unidentified killer, on June 3rd 2005 and his murderers are not found and justice is not achieved to date.

Murdering Bardhyl is an attempt to murder freedom of speech and to silence the voice of journalists. Not resolving the case of murder of Bardhyl is a permanent threat to all journalists and democracy.

Through our presence and lighting candles tomorrow, we demand justice for Bardhyl and honor his bravery to write about crime and condemn crime. We should be brave and demand justice for Bardhyl.

Please come tomorrow, and also share this status with all the people who want justice, do not forget crime and raise their voice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat