Vazhdës së problemeve brenda zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është bashkuar ditë më parë edhe dega e kësaj partie në Ferizaj.Të mërkurën ka ndodhur një rrahje midis anëtarëve të LDK-së në fshatin Koshare.
Shkak për këtë ishte bërë pakënaqësia e disa delegatëve me mënyrën dhe siç kanë thënë ata “manipulimet” që është duke i bërë kryetari i tanishëm i degës, Muharrem Svarqa.
Lajmin e pati konfirmuar edhe nga Hajruall Ademi, delegat i kësaj partie.
“Sot kemi pasur kuvendin zgjedhor të rregullit të LDK-së, ku ka prezantuar Muharrem Sfarqa dhe duke e parë se eshte duke humbur me rezultat, pasi që kundërshtarët e tij ishin mbi 80 për qind, ka dëshiruar të ndërpres Kuvendin dhe aty filloj përleshja, pra e gjitha ajo ka ndodhur shkaku i Muharrem Svarqes. Disa persona janë të lënduar, por jo rëndë”, pati thënë Ademi.