Avioni shqiptar, ulje të detyruar në Pescara

Lajme

Avioni shqiptar, ulje të detyruar në Pescara

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:54
Foto

Ulje e detyruar në Pescara për avionin e “Blue Panorama Express” të nisur nga Tirana për në Romë. Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera” kanë qenë dy persona që u janë dorëzuar autoriteteve sapo avioni ka bërë uljen e detyruar.

Sipas të njëjtave burime avioni ishte nisur rreth orës 16.45 nga kryeqyteti shqiptar për në kryeqytetin italian, por ndërsa avioni kishte marrë lartësi në bord ka plasur sherri.

“Corriere” shkruan se avioni u nis sërish drejt Romës sapo iu dorëzuan autoriteteve dy personat e përfshirë në konflikt. Janë ende të paqarta motivet e sherrit dhe identiteti i personave të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat