Prindërit i japin lamtumirën vogëlushes, veprimi i tyre do ju përlotë

Lajme

Prindërit i japin lamtumirën vogëlushes, veprimi i tyre do ju përlotë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:06
Pamje nga video

Në momentin më të vështirë të jetës së tyre, burrë e grua, prindër, kanë bërë zgjedhjen më të guximshme të dashurisë.

Duke mbajtur të shtrënguar dorën e saj të vogël, i kanë dhënë lamtumirën engjëllit të tyre të vogël, para se të dhuronin organet e saj për të shpëtuar jetën e personave të tjerë.

Në një heshtje të thyer vetëm nga notat e kësaj kënge te intonuar nga një kordon mjekësh dhe infermierësh, i gjithë spitali u ndal që ta përshëndeste si një heroinë dhe të nderonte dhuraten e jetës.

Coralynn Sobolik ishte vetëm 22 muajshe dhe jetonte e lumtur në shtëpinë e saj në Neë Hampton, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me nënën, babain, motrën dhe vëllanë e saj, para asaj dite të zakonshme ku gjithçka ndryshoi.

Coralynn u sëmur, dhe dukej se ishte një grip i zakonshëm, por kur prindërit e saj vunë re se vogëlushja merrte frymë me vështirësi, e dërguan menjëherë në spital dhe më pas në një qendër më të specializuar.

Me të mbërritur në qendër, mjekët konstatuan vdekjen cerebrale të saj.

Coralynn ishte mundur nga komplikacionet e një virusi paragripal, dhe për fat të keq nuk do të zgjohej më.

Nuk ekziston dhimbje më e madhe se sa ajo e prindit që humb fëmijën e tij.

Por Meagan dhe Paul Sobolik nga ajo dhimbje zgjodhën që të lindte shpresa.

Prindërit zgjodhën të dhurojnë organet e vogëlushes për të shpëtuar jetë të tjera. 

Zemra e Coralynn dhe mëlçia e saj shpëtuan jetën e dy fëmijëve, ndërsa veshkat e saj iu dhuruan një gruaje 41 vjeçare.

Prindërit zgjodhën që të shpërndanin këtë video për të sensibilizuar pjesën më të madhe të personave.

“Coralynna jonë fillimisht u bë një engjëll, tani është një superherionë”, është shprehur nëna e vogëlushes, Meagan Sobolik.

Coralynn pëlqente të rrinte jashtë dhe të ndiqte macet e vogla.

Ajo nuk është më, por ajo do vazhdojë të jetojë nëpërmjet tre personave të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat