Policia shkatërron grupin e grabitësve, në kërkim vetëm edhe Ridvan Ademi

Lajme

Policia shkatërron grupin e grabitësve, në kërkim vetëm edhe Ridvan Ademi

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:29
Grabitësit

Grabitje të shumta të armatosura u regjistruan gjatë vitit të kaluar në Kosovë.

Policia i kishte renë në gjurmë një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, ku cak kishin bankat, pikat e shitjes së naftës, marketet e veturat.

Derisa në pranga kishin përfunduar një pjesë e madhe e grupit, tre prej tyre arritën të ikin nga policia.

Kastriot Shala, Leutrim Latifi dhe Ridvan Ademi u shpallen në kërkim të policisë, madje për informata që do të qonin në arrestimin e të tyre, policia ofroi shpërblim 5 mijë euro.

Dy të parët u arrestuan javë më parë derisa në kërkim vazhdon të mbetet Ridvan (Rexhep) Ademi, i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.

Ai dyshohet se është larguar nga Kosova dhe deri tani nuk ka informacione se ku është vendndodhja e tij.

Policia kërkon informata për Ridvan Ademin dhe thotë se për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantojë konifidencë të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat