Brnabiç thotë se përsëri do thoshte të njëjtën gjë rreth “njerëzve që kanë ardhur nga mali” për shqiptarët

Lajme

Brnabiç thotë se përsëri do thoshte të njëjtën gjë rreth “njerëzve që kanë ardhur nga mali” për shqiptarët

Nga: F.B Më: 4 qershor 2019 Në ora: 19:31
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka thënë se përsëri do të përsëriste deklaratën e para disa dite për “njerëzit që kanë ardhur nga mali”, që ka ngjall reagime të shumta, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Brnabiç të mërkurën në prani të ambasadorit të BE-së në Serbi Sem Fabrici ka thënë se e shqetëson dhe frikëson situata në Kosovë sepse “keni punë me njerëz që bukfalisht kanë dal nga mali ".

"Atyre u është njësoi nëse atje ka luftë apo jo dhe kjo më frikëson. Disa nga ata njerëz janë terrorist që nuk janë dënuar, ishin të akuzuar, ishin edhe në Tribubalin e Hagës. Nuk janë dënuar vetëm për atë sepse janë vrarë të gjithë dëshmitarët. Dhe si të dimë ne nesër çka do të bëjnë", tha Brnabiç.

Një ditë më vonë të enjten kryeministrja në pyetjen  e gazetarëve ka thënë se ka menduar “në terroristë që ishin të akuzuar për krime të rënda dhe që janë liruar vetëm se të gjithë dëshmitarët në ato procese janë vrarë.

"Ata njerëz janë dal nga mali sepse janë dal nga mali. Ata ishin në uniforma në mal dhe direkt nga mali janë bërë pjesë e elitës politike në Prishtinë dhe nisën udhëheqjen e institucioneve", ka thënë ajo.

Ajo në  TV Prva ka theksuar se përsëri do thoshte të njëjtën gjë.

"Unë nuk mund të pajtohem me atë që e vërteta mund të jetë politikisht jo korrekte. Ata njerëz janë terrorist që janë akuzuar për krime më të rënda të luftës që kanë dal nga mali", tha Brnabiç, ndërsa deklarata e saj në javën që shkoi ka ngjallur reagime të shumta:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat