Kryeministrja serbe me akuza të reja ndaj Kosovës - Bota Sot
Kryeministrja serbe me akuza të reja ndaj Kosovës

Lajme

Kryeministrja serbe me akuza të reja ndaj Kosovës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:39
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka bërë akuza të reja për liderët nga Kosova.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se delegacioni i Beogradit do të jetë në Samitin e ri në Paris sepse dëshiron t’i zbresë tensionet dhe të mundohet të sigurohen parakushtet për dialog.

Por, ajo konsideroi se liderët nga Kosova nuk kërkojnë paqe, stabilitet dhe sundim të ligjit.

“Ne kërkojmë çdo mundësi për dialog, për kompromis”, deklaroi Bërnabiq për emisionin “Upitnik” në televizionin “RTS”.

Ajo po ashtu theksoi se raporti i Komisionit Evropian për Serbinë është në përgjithësi pozitiv dhe se është e kënaqur sepse në të për herë të parë janë shfaqur “informacione tendencioze” dhe mendime politike, për çka ajo kishte reaguar kohë më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...