Lazanski rreth mbledhjes së KS të OKB-së: Amerikanët do bllokojnë secilin tentim të dënimit të ndërhyrjes së RSU në veri!

Lajme

Lazanski rreth mbledhjes së KS të OKB-së: Amerikanët do bllokojnë secilin tentim të dënimit të ndërhyrjes së RSU në veri!

Nga: F.B Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:36
Miroslav Lazanski

Analisti dhe komentuesi i politikës së jashtme të “Politika" Miroslav Lazanski ka thënë se i vetmi dokument me vlerë në çështjen e Kosovës është rezoluta 1244 e OKB-së dhe më e mira do ishte kthimi i kësaj çështje në OKB, por amerikanët britanikët dhe francezët këtë nuk e lejojnë. Nuk pritet as në mbledhjen e KS të OKB-së të miratohet ndonjë rezolutë që dënon ndërhyrjen dhe përdorimin e tepruar të forcës në veri dhe kundër personelit të OKB-së sepse amerikanët do e bllokojnë, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Ai theksoi se në mbledhjen e KS do bëhet fjalë për ndërhyrjen e RSU në veri, përdorimin e tepruar të forcës dhe forcën kundër punonjësit të OKB-së Mihael Krasnoçenko me 28 maj në afërsi të Zubin Potokut

“ Për sulmin ndaj Krasnoçenko, Rusia do shpreh qëndrimin e saj në KS të OKB-së, por dyshoj s mund të miratohet rezolutë që do dënonte Prishtinën sepse Amerika do vendos veto në këtë. Do diskutohet përdorimi i tepruar i forcës, Rusia që nuk e ka njohur Kosovën do e dënoj këtë, ndoshta edhe Kina por nuk do ketë konsensus për kumtesë rreth teprimit të përdorimit të forcës ose jo, këtë se lejojnë amerikanët” – tha Lazanski duke shtuar se Prishtina nuk ak presion direkt ndaj vendosjes së taksës.

“ Kemi deklaratat e administratës amerikane se duhet hiqen taksat, por nuk ka kërkesë ultimatumi ndaj Prishtinës, duke lënë një hapësirë kohore se për gjithçka duhet të vendosin vetë Beogradi dhe Prishtina” tha ai.

Duke fol për samitin e Parisit me 1 korrik ai tha se kancelaria Merkel dhe presidenti Makron po përpiqen që samiti mos të dështoj, që BE të dëshmohet e aftë të zgjidh një krizë të këtillë në një afat të kuptueshëm.

Parisi sipas tij mund të jetë kthesë, nëse Merekl ia del të bind Haradinajn të heq taksën. “ Por tash nuk dihet nëse Haradinaj ka marr sinjal nga Uashingtoni që të heq taksën dhe nëse Merkel do të mund ta bind” ka thënë Lazanski.

Nëse taksat nuk hiqen atëherë samiti në Paris do të jetë vetëm formal, ka thënë Lazanski.

Ai ka shtuar se askush nga liderët e Prishtinës nuk dëshiron që në prag të zgjedhjeve parlamentare të tregohet lëshues pe dhe i butë ndaj Beogradit sepse absolutisht humb gjasat dhe mbështetjen në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat