Media serbe: Shërbimi britanik MI6 po i përgjon Vuçiqin, Daçiqin dhe politikanët serbë në Kosovë

Lajme

Media serbe: Shërbimi britanik MI6 po i përgjon Vuçiqin, Daçiqin dhe politikanët serbë në Kosovë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:37
Aleksandar Vuçiq

Tablloidi serb “Alo”, i cili është një instrument në duart e  Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq shkruan se agjentët e shërbimit britanik të zbulimit MI6 janë duke i përgjuar liderët shtetëror të Serbisë dhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe Patriarkun Irinej. Këtë sipas “Alo”, ata po e bëjnë nga Mali i Zi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sekretar i tij, Nikola Selakovic, ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, kryetari i komunës së Novi Sadit, Millosh Vučević, por edhe politikanë serbë nga Kosova, janë zyrtarët që po përgjhohen sipas gazetës serbe.

Përveç njerëzve të rëndësishëm nga bota e politikës, spiunët britanikë janë interesuar për ta përgjuar edhe patriarkun Irinej,  prifti, Sasha, dhe biznesmenët të lidhur me Malin e Zi,

Metoda dhe pajisjet e këtyre spiunëve janë aq moderne dhe të sofistikuar saqë mund të tërheqë të tërheqin të dhëna nga telefoni nga largësi e madhe.

“Është një sistem komunikimi i veçantë telefonik që kushton rreth 1.5 milionë euro. Këto janë stacione bazë moderne që, në varësi të kapaciteteve dhe nevojave të tyre, monitorojnë thirrjet telefonike dhe mesazhet.

Ish shefi i policisë së Beogradit, Marko Nikoviç duke tolur për “Alo”  ka thënë se Mali i Zi është një bazë ideale për shërbimet sekrete britanike.

“Malazezët kanë logjistikën më të mirë për përgjimin dhe inteligjencë. Kjo është një bazë ideale për agjentët britanikë, të cilët janë të nivelit të lartë. Sigurisht, po ndjekim edhe klerikun serb dhe udhëheqës tonë shtetërore, të gjitha për manipulimin e të dhënave. Ata mund të përdorin 10 për qind të informacionit të saktë dhe t’i kombinojnë ato me 90 të pasakta, në mënyrë që t’i vendosin ato sipas dëshirës”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat