"Shqiptarët banorët e vjetër vendës të Kosovës, serbët ardhacak që iu kanë rrëmbyer shtëpitë": Libri i kontestuar i Historisë në Serbi

Lajme

"Shqiptarët banorët e vjetër vendës të Kosovës, serbët ardhacak që iu kanë rrëmbyer shtëpitë": Libri i kontestuar i Historisë në Serbi

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:22
Beogradi

Çdo gjë ka nisur në vitin  2015 kur për herë të parë në opinion janë paraqitur kapituj të kontestuar i kësaj përmbajtje (libri i Historisë së  klasës së gjashtë) shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota sot”.

Libri i Historisë së klasës së 6-të me autor Radeta Mihajliçiç, me gjasë është libri më famëkeq shkollor në Serbi. Nuk kalon asnjë vit dhe për këtë libër shkollor të mos ketë reagime në rrjetet sociale.

Çdo gjë nisi në vitin 2015, kur kanë nisur reagimet dhe kontestet lidhur me disa kapituj të kësaj përmbajtje ku konstatohet se “ Shqiptarët janë banorë e vjetër vendës të Kosovës, ndërsa serbët janë ardhacak që më vonë iu akne rrëmbyer shtëpitë dhe pronat”.

“Banorët vendës shqiptarët kanë prejardhje nga ilirët të romanizuar në një pjesë të vogël dhe të vetmit që kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe shenjat kombëtare. Me ta janë përzier sllavët, grekët dhe popujt tjerë dhe me kohë janë asimiluar me ata. Pas Betejës së Maricës dhe Betejës së Kosovës, turqit kanë vazhduar me pushtime dhe kalimin e kohës gjithnjë e më shumë kanë rrezikuar autoritetet shqiptare- thuhet ndër tjera në tesktin librit të historisë në shkollat serbe.

Enti i teksteve shkollore si botues ka paralajmëruar mënjeherë se ky libër do të tërhiqet, por si ndodhë zakonisht në Serbi rreth këtij libri që atëherë polemizohet dhe reagohet në rrjetet sociale ndonëse nuk përmendet çka ka ndodhë me ata kapituj të kontestuar.

Gazeta “Telegraf” me këtë rast ka kërkuar nga Enti i teksteve mendimin, ku është thënë se atë libër e kanë tërhequr nga përdorimi qysh në vitin 2015 dhe është kthyer tek nxënësit pas heqjes së kapitujve të kontestuar.

“Libri është tërhequr sapo janë paraqitur në opinion pjesët e kontestuara. Që mos të ketë komentim të ndryshëm dhe moskuptim, ato pjesë janë ndryshuar. Vetëm pastaj libri është kthyer në përdorim” kanë thënë për gazetën në Entin e teksteve.

Ndërkohë gazeta ka ftuar nxënësit dhe prindërit që nëse kanë hasur apo dinë për ndonjë tekst kontestues që ndodhet në tekstet shkollore duhet të paraqiten dhe përmirësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat