Amerikania ia ‘mbyll gojën’ Dacicit për fushatën me monedha

Lajme

Amerikania ia ‘mbyll gojën’ Dacicit për fushatën me monedha

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:14
Ivica Daçiç

Fushatës “Kosovo is Serbia” të mbështetur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçqit po i kundërpërgjigjen shqiptarët anembanë botës.

Ata po ia kujtojnë Serbisë që Kosova s’është e tyre, por që shteti ynë është i bukur dhe i shqiptarëve.

Veç shqiptarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate.

Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiqit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:

“Trëndafilat janë të kuq

Kosova është sublime

Shkatërrimi i monedhës amerikane

Është një krim federal”

Kujtojmë që Daçiq thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat