Kosova është e mrekullueshme, fushata për pak orë arrinë edhe në Kili

Lajme

Kosova është e mrekullueshme, fushata për pak orë arrinë edhe në Kili

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:49
Elbenita Kajtazi

Fushata e nisur nga gazetari dhe publicist i njohur, Adriatik Kelmendi me moton ‘Kosovo is beautiful’, që në shqip do të thotë ‘Kosova është e bukur’, ka arritur shpejtë të shpërndahet në të gjitha vendet e globit ku jetojnë shqiptarët.

“Ëoë, sa shpejtë ndezemi. Jam duke marrë plot përgjigje pozitive për fushatën tonë POZITIVE: #KosovoIsBeautiful. Me këtë rast po e veçoj Elbenita Kajtazin që është bashkuar nga Santiago i Kilit të largët”, ka shkruar në facebook Kelmendi.

Kujtojmë se kjo fushatë ka nisur pas thirrjeve të serbëve për t’iu bashkangjitur fushatës ‘Kosovo is Serbia’ që në shqip do të thotë ‘Kosova është Serbi’, fushatë kjo që për fat të keq iu bashkangjit edhe Ivica Daçiq.

Postimi i plotë i Kelmendit pa ndërhyrje:

Wow! Sa shpejtë ndezemi. Jam duke marrë plot përgjigje pozitive për fushatën tonë POZITIVE: #KosovoIsBeautiful 
Me këtë rast po e veçoj Elbenita Kajtazin që është bashkuar nga Santiago i Kilit të largët.
Jemi të mrekullueshëm. Vazhdojmë... ❤️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat