Edhe një dush i ftohtë nga Brukseli, Serbia është në pozitën "stend baj"?

Lajme

Edhe një dush i ftohtë nga Brukseli, Serbia është në pozitën "stend baj"?

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Një nga temat kryesore të opinionit këtyre ditëve që “mundon Serbinë” është “vrapimi i vdekur evropian” dhe pasiguria rreth hapjes së kapitujve të rinj, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Ditëve të kaluara mediat kanë shkruar se Serbia do të mund të llogarisë në hapjen e një kapitulli ose në mos hapjen e asnjë prej tyre në bisedat për bashkëngjitje BE-së, ndërkohë siç mëson gazeta është në shenjë pikëpyetje edhe vetë konferenca në të cilën kjo do të mund të bëhej.

Tash për tash nuk ka konfirmim as që do mbahet as që nuk mbahet, por vetë fakti i kësaj situate është problematike , është fakt se dinamika e bisedimeve për bashkëngjitje BE-së përkatësisht hapjes së një kapitulli “ndez llambën e kuqe” në pyetjen nëse në rrugën evropiane të Serbisë “ është çdo gjë në rregull”.

"Nëse e gjitha shikohet në kontekstin e raportit të javës që shkoi rreth përparimit të Serbisë, që më shumë është dokument shqetësues dhe lavdërues por edhe luftë e ftohtë që hapur zhvillohet në relacionin Serbi-BE pas këtij raporti - çështja është nëse euro-integrimi i Serbisë është në ndonjë pozitë 'stend baj' shumë legjitime ", thotë "Blic".

Pushteti në Serbi konstaton se me rrugë evropiane është çdo gjë në rregull dhe se Serbia përpara ka një problem shumë më të madh – Kosovën. Gazeta mëson se me atë rast Serbia i është drejtuar Këshillit të Evropës që vendos për secilin hap në rrugën evropiane dhe në hapjen e kapitujve, por ajo që kanë thënë ata nuk premton asgjë.

Në pyetjen e "Blic" nëse si është paralajmëruar do të mbahet konferenca ministrore në të cilën Serbia hap kapituj të rinj, sa të tillë dhe a ka gjasa kjo mos të ndodhë në Këshillin e Evropës kanë dhënë përgjigje të shkurtër " Shqyrtimi rreth kapitujve që duhet të hap Serbia është në rrjedhë e sipër dhe përfundimi i këtij shqyrtimi nuk mund të prejudikohet në këtë fazë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat