Vuçiq ‘i zemëruar’ me Perëndimin, a po i kthehet krejtësisht Rusisë

Lajme

Vuçiq ‘i zemëruar’ me Perëndimin, a po i kthehet krejtësisht Rusisë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:21
Aleksandar Vuciq

Kryetari u Serbisë Aleksandar Vuciq aktualisht është ‘shumë i zemëruar’ me Perëndimin, dhe atë për disa shkaqe, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” përfaqësues të qarqeve diplomatike

Bashkëbisedues anonimë i kanë thënë gazetës se Vuciq dhe zyrtarë të tjerë serbë po e fajësojnë Quintin – ShBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën e Italinë, si edhe Bashkimin Evropian, që nuk i detyruar shqiptarët e Kosovës ta heqin taksën në mallin e Serbisë, ndërsa nuk e fshehin se nuk u pëlqejnë as vlerësimet e kritikat, të cilat Bashkimi Evropian ua ka bërë në raportin e ri të progresit të Serbisë drejt rrugës evropiane.

“Në këtë çast duket sikur Serbia po i kthehet Rusisë, por a është ku vprim i përkohshëm, taktik, i Vucicit apo orientim i përhershëm, mbetet të shihet. Nuk duhet harruar se Beogradi zyrtar nuk do ta kishte të lehtë që në tërësi t’ia kthejë shpinën Pëerëndimit dhe që t’i qaset në përqafim Kremlinit, sepse disa vende perëndimore, si dhe anëtare të BE-së, janë partnerë strategjikë ekonomikë të Serbisë, kështu që për shkak të kësaj është me rëndësi të ruhen marrëdhëniet e mira politike me shtetet perëndimorë”, kanë thënë burimet diplomatike.

Diplomatët kanë thënë se, ndonëse Vucic ‘nuk ka paur kohë’ për takimin me shefin e delgacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi, ai megjithatë nuk do të huqë mundësinë që të takohet më liderët evropianë, si kancelarja gjermane Merkel dhe kryetari i Francës Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat