Vendet e BE-së pa vendim për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Vendet e BE-së pa vendim për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:38
Johanes Hahn,

Vendet anëtare të BE -së nuk kanë arritur pajtimin për vendimin lidhur me datën e fillimit të bisedimeve të bashkëngjitjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka treguar në takimin joformal të Komisarit Evropian për zgjerim Johanes Hahn dhe ambasadorëve të 28 vendeve anëtare, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

Disa vende anëtare që deri tash kanë insistuar në fillimin e bisedimeve të fillojnë vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë, tash janë të qëndrimit se këtë duhet të bëjnë vetëm me Maqedoninë e Veriut ndërsa me Shqipërinë thonë se nuk ka gjasa të marr datën e bisedimeve dhe vendimi shtyhet për në vjeshtë.

Gjermania nga ana tjetër është ndër vendet që absolutisht është kundër bisedimeve për anëtarësim në BE vetë të Maqedonisë së Veriut.

Kur është fjala për Ballkanin perëndimor në tërësi është konstatuar se duhet të përkushtohet nxitja e perspektivës evropiane për regjionin, por përveç këtij formulimi nuk ka propozim konkret sikurse as asgjë lidhur me dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, ndonëse shumica e vendeve kanë mendimin se Prishtina është ajo që bllokon dialogun.

Ambasadorët e vendeve anëtare do të takohet zyrtarisht me 12 qershor dhe do të miratojnë propozimet dhe konkluzionet për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe vendimet e mundshme për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lidhur me këto konkluzione do të debatohet me pas në takimin e shefave të diplomacisë së vendeve evropiane me 18 qershor dhe ato duhet të vërtetohen nga liderët e BE-së.

Vendet anëtare të BE-së në qershorin e vitit që shkoi kanë dhënë pëlqimin e kushtëzuar Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim por vendimi nuk ishte vërtetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat