Vuçiq i zhgënjyer me BE-në: Haradinaj do të tentojë ta mashtrojë Merkelin

Lajme

Vuçiq i zhgënjyer me BE-në: Haradinaj do të tentojë ta mashtrojë Merkelin

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:46
Aleksandar Vuçiq

Duke fol lidhur me takimin me presidentin e Kosovës dhe reagimin e butë të BE-së në sulmin e RSU në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë se nuk është hidhëruar por i zhgënjyer.

Sipas tij  takimi me Thaçin do të jetë protokolar sikur edhe takimet tjera  dhe nuk do të jetë ndryshe, ndërkohë që theksoi se me Thaçin ka pasur një debat të ashpër në Tiranë.

"Në pyetjen nëse do ketë sjellje konstruktive apo dekonstruktive, ai tha se ne jemi zakonisht konstruktiv, duam kompromis, duam të bisedojmë dhe të zgjidhim problemet. Por si të bisedoni nëse dëgjoni për formimin e Shqipërisë së Madhe dhe Thaçi nuk do formimin e bashkësisë së komunave serbe. Në gjithë këtë BE ka reaguar butë dhe askush përveç meje që me “llup” kam kërkuar, nuk ka vërejtur asgjë ",tha ai për TV Prva.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se është i hidhëruar në BE: " më shumë jam i zhgënjyer. KA 6 vite që nuk mund të marrim atë që kanë nënshkruar shqiptarët. Në politikë nuk keni pse hidhëroheni kjo nuk i ndihmon askujt mund vetëm të zhgënjehemi."

‘ka do që them për BE dhe Kosovën, ata do jenë në anën e “fëmijës” të vetë që e kanë krijuar. Ata nuk do heqin dorë nga ajo në çka kanë investuar. " Të gjitha ata si Be edhe ShBA e dinë cila është e vërteta se thelbi është se duhet të kuptojmë se çka do që ai bënë  prindërit do të jenë me fëmijën e vetë dhe ky është rasti me Prishtinën. ‘ka do që thoni kundër Prishtinës do të jenë me fëmijën e vetë që e kanë lind, dashur dhe luhatur që trash del në periudhën te tinejxherit dhe nuk do heqin dorë çka do që ai bënë “, tha Vuçiq.

 " Sado të jetë e vështirë pozita jonë, është lehtë në anën tjetër të shkoni dhe flisni të vërtetën, atë që të gjithë e dinë por bëhen se nuk e dinë dhe nuk e shohin “, tha ai duke menduar në Evropën.

Vuçiq ka thënë se taksat e Prishtinës kanë shkaktuar dëm jo vetëm Serbisë por edhe regjionit, sepse ata q duan të vijnë në vendin tonë dëgjojnë se ka “pengesa” në ekonomi se nuk ka treg të lirë. Marrëveshja e CEFTA është nënshkruar në vitin 2006 dhe në vitin 2008 Prishtina ka vendos shkëputjen e territorit tonë, ndërsa qeveria jonë nuk ka ndërmarr asgjë dhe 13 vjet më pas ata vendosin masa sepse janë të pakënaqur me votimin tonë në Interpol.

Ai porositi se nuk do pranoj në ofertën që Prishtina të heq taksën dhe pastaj Serbia të bëjë ndonjë gjest për këtë. "Nuk do lejoj kurrë që nëse ata heqin taksën të këkrojnë nga ne njohjen e Kosovës si gjest të vullnetit , këtë po dëgjoj nga amerikanët gjatë dhe nuk do pranoj iu kamë thënë qindra herë ",tha ai për TV Prva.

Sipas tij Haradinaj sot do tentoj të mashtroj Merkelin ashtu që do i thotë se formimi i bashkësisë së komunave serbe duhet të jetë si shoqatë dhe se nuk do të bisedoj për heqjen  e taksës.

"Kjo është loja e tij e çmendur dhe e di se nga ajo nuk ka asgjë, sepse Serbia nuk do pranoj ",tha Vuçiq dhe shtoi se këtë e di edhe Merkel. Ai potencoi se megjithatë Gjermania e ka njohur Kosovën dhe Kosova është fëmija i tyre. " Shtrohet pyetja çka mund të bëjmë ne. Ne jemi shtyrë në kënd dhe nuk kemi hapësirë për këtë pozitën tonë e konsideroj të rëndë, nga njëra anë në anën tjetër nuk keni zgjidhje kështu që nuk keni pse mendoheni ",ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat