Avokati i Popullit të Shqipërisë po viziton Kosovën - Bota Sot
Avokati i Popullit të Shqipërisë po viziton Kosovën

Lajme

Avokati i Popullit të Shqipërisë po viziton Kosovën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari pret në takim homologen e tij nga Shqipëria Erinda Ballanca, e cila vjen në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokaten e Popullit të Shqipërisë,  Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Kosovë, që nga marrja e detyrës.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar Ballanca për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta, për të kontribuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Shqipëria pritet të realizojë takime me disa institucione të Republikës së Kosovës, sipas agjendës së mëposhtme:

6 qershor 2019

14:00 Takim mikpritës në Institucionin e Avokatit të Popullit

15:00 Takim me Arta Rama, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

7 qershor 2019

9:00 Takim me Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

11:00 Takim Xhavit Haliti, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

14:00 Takim me Duda Balje dhe anëtarë të tjerë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...