Reagon familja e Ermal Kamberajt: U caktua një gjyqtare serbe, ne jemi kundër

Lajme

Reagon familja e Ermal Kamberajt: U caktua një gjyqtare serbe, ne jemi kundër

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:34
Shpëtim dhe Ermal Kamberaj

Vëllai i Ermal Kamberajt, të riut që u vra para 2 vitesh në Mitrovicë, ka shprehur shqetësimin se për gjykimin e rastit në fjalë është caktuar një gjyqtare serbe.

Shpëtim Kamberaj thotë për Reporteri.net se familja assesi nuk pranon të ndodhë kjo, pasi vrasja e vëllaut të tij ka ndodhur në Jugun e Mitrovicës e jo në Veri.

Sipas tij në këtë rast ka ndërhyrë politika dhe qëllimi është të mos zbardhet e vërteta, ndërsa bën me dije se familja nuk merr pjesë në asnjë seancë ku është edhe gjyqtarja serbe.

Ai i bën thirrje organeve përgjegjëse, prokurorisë të mos të bëjnë lëshime në këtë krim makabër, përndryshe pohon se familja detyrohet ta marrë vet ligjin në dorë.

Kujtojmë se një i dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberajt u ekstradua muaj më parë nga Belgjika, dhe i njëjti ka dalë se ka ndërruar identitetin.

Ja reagimi i Shpëtim Kamberajt pa ndërhyrje:

Isha sot në prokurorin e Mitrovicës për rastin e Ermalit.

Fola me prokurorin ky prokurori tha se ishte caktuar gjygjtare Serbe femer për gjykimin e rastit për me ju caktu denimi dhe gjykimi kriminelit.

Na i tham familja nuk e pranojm gjygjtare serbe me gjyku rastin me marr vendim ajo kur-sesi nuk bën sepse krimi ka ndodhur në jugun e Mitrovicës e jo në Veri dhe e gjitha lidhet me Shqiptarët në këtë proces.

Shtrohet pyetja a po jetojm në Sërbi apo në Kosovë pse gjygjtare Serbe për me manipolu me rastin me marr vendimin ma kollaj e ma shpejt. Dhe prokurori po thot se krimineli nuk po e pranon pse e vrau Ermalin pse e bëri krimin nuk po e dim kinse nuk po tregon krimineli gjë që nuk është e vertet por qellimi është mos të kuptohet e verteta, në këtë rast ka ndërhyr politika nga lartë, të gjithë e dinë se cfarë krimi kishte ndodhur natën e 5 majit e gjithë qyteti ishte shokuar me vrasjen e Ermalit sepse Ermali e kishte respektin e qytetarëve dhe Ermali ishte në punë kurë e vranë.

I bëjm thirrje edhe një here organeve përgjegjëse shtetit prokuroris mos të bëjn lëshime në këtë krim makabër se na si familje e marrum ligjin në dorë vetë mos na detyroni, boll kemi qenë të mirë-kuptueshëm deri me tani me juve, tani e tutje janë rrethana të tjera.

Në procese dhe seanca nuk marrum pjes me atë gjygjtare Serbe nuk e njohim, po ashtu nuk guxojn të marrin vendime askushi si doni juve.

emi me i shku këtyre gjërave me hulumtime televizive deri në organet më të larta dhe skemi me lanë gurë pa lekundur. Me Ermalin mos luani nuk e keni të drejtën.

ërgjegjësia mbetet mbi juve për gjdo veprim të pa matur për gjdo vendim nga ana juajë pa pajtimin tonë. Sh.K

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat