Deputeti i Kosovës: Kur sekseri e kumorgjia flet për blerje të besimit të njerëzve, është e njëjtë si prostituta kur flet për moral

Lajme

Deputeti i Kosovës: Kur sekseri e kumorgjia flet për blerje të besimit të njerëzve, është e njëjtë si prostituta kur flet për moral

Nga: N.Sh Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:13
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka bërë një postim në Facebook, pak më ndryshe se zakonisht.

Avdyli, shkruan se kur sekseri dhe kumorgjia flasin për blerjen e besimit të njerëzve, është njëjtë si prostituta kur flet për moral.

Ai shton se, heshtja nga mirësjellja ndaj kundërmimit të shpifjeve të qëlbura dikush e sheh si fitore ndaj njerëzve të ndershëm.

“Kur sekseri e kumorgjia flet për blerje të besimit të njerëzve, është e njëjtë si prostituta kur flet për moral. Por edhe heshtja jonë nga mirësjellja (blerës apo i shitur) ndaj kundërmimit të shpifjeve të qelbura dikush e sheh si fitore ndaj njerëzve të ndershëm. Asnjëherë besimi, dashuria, e nderimi i njerëzve s’blihen me para”, shkruan Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat