Daçiq takohet Lavrovin, këto janë temat e diskutuara për Kosovën

Lajme

Daçiq takohet Lavrovin, këto janë temat e diskutuara për Kosovën

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:48
Daçiq takohet Lavrovin, këto janë temat e diskutuara për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në lidhje me Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim me kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në St Petersburg.

Daçiq ka bërë të ditur se me Lavrovin kanë biseduar për situatën në Kosovë në prag të mbledhjes së këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 10 qershor, shkruan “Tanjug”.

Ai para gazetarëve në St Petersburg ku është duke marrë pjesë në forumin ekonomik ndërkombëtar ka thënë se e ka njoftuar Lavrovin për planet e Serbisë për çështjen e Kosovës.

Daçiq po ashtu ka bërë të ditur se Lavrov i ka thënë se Moska ka ofruar mbështetje të plotë ndaj Serbisë dhe ka siguruar se ajo do të shfaqet edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurinit të OKB-së të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat