“Vëllazëria sllave”: Serbët, rusët e bjellorusët do të bëjnë stërvitje ushtarake në Serbi

Lajme

“Vëllazëria sllave”: Serbët, rusët e bjellorusët do të bëjnë stërvitje ushtarake në Serbi

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:47
“Vëllazëria sllave”: Serbët, rusët e bjellorusët do të bëjnë stërvitje ushtarake në Serbi

Ushtarë rus e bjellorus do të udhëtojnë për në Serbi, që të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake bashkë me serbët. Ky ushtrim i tyre që do të zë vend nga data 14 deri në 27 në qytetin e Panqevës në Serbi, do të quhet “Vëllazëri Sllave”.

Lajmi për këtë është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes ruse, të cilët kanë treguar se në këtë ushtrim do të marrin pjesë diku rreth 600 ushtarë.

“Në përgjithësi ushtrimet do të zhvillohen nga data 14 deri me 27 qershor, dhe do të përfshijnë 600 trupa. 200 do të jenë nga Forcat Ajrore të Rusië, 300 nga forcat e armatosura serbe, 60 ushtarë nga Bjellorusia, si dhe më shumë se 50 automjete të transportit ushtarak dhe avionë të tipit  Il-76MD”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre stërvitje siç shkrua ‘tass’, do të bëhën stërvitje edhe kundër terrorizmit.

Ceremonia do të hapet në Brigadën e Forcave Speciale të Serbië në Panqëevë me 14 qershor.

Serbia vazhdimisht blenë armatim nga Rusia, ndërkohë sipas një raporti të publikuar më parë, është vendi që investon më së shumti në armatim. Më shumë se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat