Çitaku: Mos m’i shani lojtarët e Kosovës se ua bëj bllok

Lajme

Çitaku: Mos m’i shani lojtarët e Kosovës se ua bëj bllok

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:35
Vlora Çitaku ka thënë se të gjitha ata që i shajnë lojtarët e Kombëtares së Kosovës, do t’ua bëj bllok

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjitha ata që i shajnë lojtarët e Kombëtares së Kosovës, do t’ua bëj bllok.

Ky reagim vjen pasi ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi përfundoi me rezultat 1 me 1.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku ka parë tendencën e komentesve që të reagojnë me të shara kundrejt lojtarëve të Kosovës.

Ajo shkruan tutje se ata janë ekip i ri dhe se presioni për ta para lojës ka qenë i hatashëm.

“Mos mi shani lojtarët e #Kosovës se block e keni. Kritika po. Shamje jo. Edhe mos harroni që është ekip i ri, sa kanë fillu me lujtë me njëri-tjetrin. Shto këtu presionin e hatashëm që ua jepim na para çdo loje”, shkruan Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat