Dalin detajet e bisedës telefonike Vuçiq-Merkel për dialogun

Lajme

Dalin detajet e bisedës telefonike Vuçiq-Merkel për dialogun

Nga: F. B. Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:56
Vuçiq dhe Merkel

Presidenti Aleksandar Vuçiq në bisedën telefonike me kancelarin Angela Merkel ka përsëritur se tejkalimi i pengesës së dialogut është heqja e taksës nga Prishtina. Ai ka lutur kancelarin që të ndihmoj që të vazhdohet qarkullimi i lirë i mallit dhe tregtisë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka biseduar edhe për raportet bilaterale, situatën në regjion posaçërisht për ndërprerjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Mësohet se biseda ishte e gjatë dhe iu kushtua tërësisht dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim të arritjes së kompromisit, zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët, stabilitetin e regjionit duke kërkuar nga kancelaria Merkel dhe presidenti Makron që në takimin e Parisit të mbështetet këtë proces.

Tejkalimi i pengesës së dialogut është heqja e taksës së Prishtinës në mallrat serbe, duke e lutur kancelarin Merkel të ndihmoj të vazhdoj qarkullimi i lirë i mallit dhe tregtisë.

Presidenti Vuçiq ka nënvizuar se Serbia mbetet e përkushtuar në politikën e saj të paqes dhe bashkëpunimin në Ballkanin perëndimor, duke falënderuar Merkel që ka iniciuar procesin e Berlinit dhe i ka kontribuar paqes në regjion.

Ai e ka lut Merkelin që të mbështes formimin e zonës regjionale ekonomike sepse do të ishte kyçe në tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e Ballkanit perëndimor.

Bashkëbiseduesit kanë shprehu kënaqësinë me nivelin e lartë të dialogut politik mes Serbisë dhe Gjermanisë, duke treguar se kompanitë gjermane që funksionojnë në Serbi punësojnë rreth 60 mijë punëtorë serb.

Vuçiq ka shprehur shpresën se edhe kompanitë tjera të mëdha nga Gjermania do përcaktohen të vijnë të investojnë dhe të hapin vende pune në Serbi.

Presidenti Vuçiq ka ftuar kancelarin Merkel që përsëri të vizitoj Serbinë thuhet në kumtesën e presidencës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat