Hashim Thaçi, dorëzohet, e pranon se NATO e çliroi Kosovën

Lajme

Hashim Thaçi, dorëzohet, e pranon se NATO e çliroi Kosovën

Nga: V.R Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, ka shpreh falenderimin e tij duke thënë se me ndërhyrjen e NATO-së erdhi çlirimi, shkruan “Bota Sot”.

Postimi plotë i Thaçit:

“Në këtë ditë, 20 vjet më parë, Millosheviqi dhe ushtria e tij u dorëzuan para NATO-s. Marrëveshja e Kumanovës do të thotë çlirim, fund i gjenocidit, paqe dhe fillim i jetës së re në liri dhe barazi për ne. Ishte një rrugëtim i dhimbshëm, por krenar për rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë. Për botën ishte një fitore e të drejtave të njeriut mbi çdo cenim në shekujt e mëparshëm. Me respektin më të madh e kujtojmë çdo sakrificë të çdo kombi që iu bashkua NATO-s në këtë luftë të drejtë. Me dhimbje, por gjithmonë duke u krenuar me heroizmin e tyre, e kujtojmë edhe çdo dëshmor që ka rënë për të bërë realitet ëndrrën tonë. U jemi përjetësisht mirënjohës! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat