Ministri sllovak: Taksat kanë frenuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Ministri sllovak: Taksat kanë frenuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:15
Ilustrim

Ministri i jashtëm sllovak Miroslav Lajçak ka deklaruar se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Mënyra e vetme për zgjidhje është dialogu, por taksat e kanë frenuar procesin e bisedimeve, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

"Vazhdimi i dialogut është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çdo gjë që të vij deri te ajo", ka thënë Lajçak, duke shtuar se problem i Kosovës nuk është aq i vështirë të zgjidhet, është më lehtë se ndryshimi i emrit të Maqedonisë veriore.

Bashkësia ndërkombëtare duhet qartë të besoj në dialog dhe mos të mbështes aksionet e njëanshme që shkatërrojnë dialogun.

"Ka pak besim mes partnerëve, por nuk ka alternativë tjetër. Dialogu zgjidh çështje konkrete, vendos besimin dhe integrimin evropian", sqaroi ai.

Lidhur me kundërshtimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së, kryesuesi i OSBE-së ka thënë se pozicioni i 5 vendet nuk është shkak i problemit.

"Ne lejojmë përparimin e Kosovës në rrugën evropiane. Sllovakia ka bashkëpunim të mirë me Prishtinën dhe vijnë politikanët e Prishtinës. Pozicioni ynë nuk është armiqësor po reagim në mënyrën e shpalljes së pavarësisë. Sllovakia nuk dëshiron që Kosova të bëhet ‘vrimë e zezë‘ dhe interesi i të gjithëve është që Prishtina të ndërtoj standard evropiane” ,tha ai.

"Nuk e pranoj se nëse këto 5 vende njohin Kosovën nuk do ketë problem. Problem duhet të zgjidhet me dialog. Hapi i parë është heqja e taksës, kjo ka frenuar dialogun. Pastaj palët të kthehen në dialog dhe të përmbushen obligimet e marrëveshjeve", nënvizoi  Lajçak.

Lidhur me përcaktimin e kufijve pa dialog e bisedime nuk do ishte serioze nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndryshimi i kufijve është shumë i rrezikshëm në ndërtimin e shoqërisë shumë etnike që është baza e idesë së BE-së.

"Kjo është kutia e Pandorës dhe përbënë presedan, nëse duam të zgjidhim problemin në të ardhmen me ndryshime kufijve mund të vijmë te luftërat”, ka thënë ai.

Ajo se 20 vite pas konfliktit në Kosovë nuk ka pasur sukses vendosja e shoqërisë shumë etnike përbën mos sukses dhe do jetë gabim strategjik nëse pajtohemi më atë

Sipas Lajçak Ballkani po ndryshon dhe përparon edhe pse jo me shpejtësinë e dëshiruar.

"Duhet të pranojmë se BE po i jep më pak kujdes Ballkanit. Kërkojmë reforma evropian dhe nuk ofrojmë perspektivë evropiane” ka thënë ai

Pikërisht për këtë Tirana dhe Prishtina po shpalosin idenë e bashkimit nga mungesa e perspektivës, gjithë herë ka alternative tjera por nuk më të mira se BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat