Albin Kurti: Kosova u çlirua nga NATO, por sot e 20 vjet, mbetët shtet i dobët

Lajme

Albin Kurti: Kosova u çlirua nga NATO, por sot e 20 vjet, mbetët shtet i dobët

Nga: V.R Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:43
Albin Kurti

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i gëzuar që ndodhi ndërhyrja e NATO-s, me ç’rast ndodhi edhe çlirimi. Por sipas tij, Kosova, pasi që u çlirua, u uzurpua nga – siç shprehet ai – një dyzine mujsharësh dhe tajkunësh, shkruan “Bota Sot”.

Postimi plotë i Albin Kurti:

Kur Serbia i ka okupuar trojet shqiptare para më shumë se një shekulli në Luftën e Parë Ballkanike, festën e ka rezervuar atëherë kur e ka pushtuar Kumanovën. Sot janë mbushur 20 vjet nga Marrëveshja Tekniko-Ushtarake midis Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Federatës Jugosllave dhe Serbisë e nënshkruar në Kumanovë.

Me atë marrëveshje përfunduan bombardimet e NATO-s, sepse, në njërën anë, u vendos që të gjitha forcat serbo-jugosllave (ushtarake, policore e të tjera) do të tërhiqen nga Kosova deri më 20 qershor 1999, ndërkaq, nga ana tjetër, u vendos Zona e Sigurisë Ajrore prej 25 km dhe Zona e Sigurisë Tokësore prej 5 km rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë ku ndalohet hyrja e forcave të kësaj të fundit.

Një dekadë pas suprimimit të autonomisë, Kosova u çlirua. E, dyfish më shumë se kaq që prej çlirimit, Kosova ngelet shtet i dobët, pa drejtësi minimale e me papunësi maksimale.

Edhe dy vjet nuk janë pak, kurse 20 vjet janë tejet shumë për një popull të mbetur nën sundimin e një dyzine mujsharësh e tajkunësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat