Madeleine Albright, po vjen në Kosovë

Lajme

Madeleine Albright, po vjen në Kosovë

Nga: V.R Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:57
Madeleine Albright

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkangjitet popullit të Kosovës në ceremoninë shtetërore për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyjes së trupave të NATO-s, në Kosovë, shkruan “Bota Sot”.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme. Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat