Vulin: Marrëveshja e Kumanovës ndali luftën por nuk solli paqen

Lajme

Vulin: Marrëveshja e Kumanovës ndali luftën por nuk solli paqen

Nga: F. B. Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:08
Vulin

Në marrëveshjen e Kumanovës nuk ka kapitullim, dorëzim të armëve dhe njerëzve dhe nuk ka mbetje të forcave tona dhe rregullim kushtetues tonin në Kosovë deklaroi Aleksandar Vulin, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

"Marrëveshja e Kumanovë ndali luftën por nuk solli paqen", ka thënë Vulin me rastin e 20 vjetorit të marrëveshjes së tekniko-ushtarake të Kumanovës.

Vulin ka thënë se populli dhe ushtria me rezistencën vazhdueshme kanë fituar atë që është mundur dhe se bombardimi dhe hyrja tokësore në malet e pashtrakut kanë zgjatur deri në nënshkrimin e marrëveshjes tekniko-ushtarake.

Ministri ka thënë se me hyrjen e Bashkësisë ndërkombëtare  në Kosovë janë dëbuar 250 mijë serbë, goran, boshnjakë romë edhe shkali dhe janë vrarë 1 mijë persona.

"Terroristët shqiptar" kanë vazhduar me pastrimin etnik dhe krimet për të cilat askush nuk është përgjigjur, ndërsa lufta të cilën nuk  e kanë nxitur serbët ka përfunduar me njohjen ndërkombëtare që nuk ka asnjë vlerë rëndësie”, ka thënë ai.

"Serbia është krenare në popullin e vetë dhe ata që e kanë mbrojtur në ato kojë dhe nuk do pranoj vënien e fajësisë në krime që janë kryer  ndaj saj dhe për to le të turpërohen të tjerët”, ka thënë  Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat