Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takoj nesër zyrtarin e lartë amerikan të departamentit të Shtetit Metju Palmer, ka njoftuar presidenca, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, ndërsa tema e bisedës do të jetë pa dyshim zgjidhja e çështjes së Kosovës.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të ShBA Palmer me Vuçiqin janë takuar edhe në territorin që shkoi, ku ai pat konfirmuar mbështetjen amerikane për dialogun e Beogradit me Prishtinën, që do të shpinte në normalizimin e plotë të raporteve dhe përparimin e Serbisë drejt BE-së.
Palmer aso kohe pat bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shfrytëzojnë momentin historik për arritje të marrëveshjes që do sillte paqe dhe që sillte përfitim edhe njërës edhe palës tjetër duke konsideruar se është koha për kompromis.
Takimi i nesërm vjen në prag të takimit të Parisit ku tema bosht do të jetë çështja e Kosovës.