Blic për listën e lobuesve të Kosovës – Klintonët, Ollbrajtët dhe “urrejtësit” e serbëve

Lajme

Blic për listën e lobuesve të Kosovës – Klintonët, Ollbrajtët dhe “urrejtësit” e serbëve

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:48
Bill dhe Hilayr Clinton

Gazeta "Blic" ka publikuar një tekst për lotuesit më me ndikim në ShBA për projektin e pavarësisë së Kosovës ku renditen çifti Klinton, Medlin Ollbrajt dhe Ulijam Voker.

Në tekstin me titull "Me dekada ‘kafshojnë’ për pavarësinë e Kosovës", ndër tjera thuhet se nuk e panjohur që ShBA njeh pavarësinë e Kosovës, por për disa njerëz atje kjo nuk është politikë por angazhimi hyn në sferën e interesit afarist personal, përcjell “Bota Sot”.

Të parët në listën janë çifti Klinton, ish-kryetari amerikan Bill Klinton dhe ish-sekretarja shtetërore e shtetit Hilari Klinton që mbahen  mend si mbështetësit më të flaktë të idesë së pavarësisë së Kosovës.

Për këtë që të dy kanë mbështetur hapat e pushtetit në Prishtinë dhe vetë shpalljen e pavarësisë gjë që shihet edhe me lapidarët dhe emrat e rrugëve në Prishtinë.

Më pas renditet shefi i misionit vëzhgues së OSBE-së Ulijam Voker që si shkruan "Blic" ishte njeriu që shqiptarët i falen deri në qiell për “aferën” Reçak që ishte shkak i bombardimit të SRJ në vitin 1999.

Medlin Ollbrajt sekretare e shtetit në administratën e Klintonit është e treta, ajo me gjithë forcën ka mbështetur fushatën për pavarësi, tash përmes  fushatës “Ollbrajt grup” qëndron prapa operatorit mobil në Kosovë “Ipko net” një kohë u spekulua se ka blerë Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në radhë pastaj vjen kongresmeni nga Tenesi, Tim Burçet, që sipas gazetës ndonëse nuk është ndër lotuesit kryesor mund të thuhet se është “urrejtësi “ më i madh i serbëve.

Për këtë gazeta përmend takimin e tij me ish-presidenten Atifete Jahjaga ku Burçet ka thënë se "Serbët janë popull ‘bërllog’ pa asnjë fije trimërie, për të cilët duhet gjetur mudnëisnë të vihen para drejtësisë ".

Në vendin e pestë është Eliot Engel që me Kosovën merret tash e 30 vite. Prishtina akoma mund të llogaris në mbështetjen e tij, pasi përmenden shumë angazhime donatore edhe afariste që Engel ka me tubuesit e pavarësisë së Kosovës por edhe liderët e Prishtinës.

Uesli Klark gjenerali i pensionuar amerikan vjen në radhë, ishte komandant i NATO-së dhe drejtoi operacionin e bombardimit në vitin 1999.

Pas  pensionimit Klark merret me biznes dhe drejton kompaninë energjetike kanadeze "Enviditi", që ka kërkuar licencë nga pushteti në Prishtinë që të hulumtoj rezervat e qymyrit prej të cilëve do prodhonte naftën sintetike, shkruan "Blic".

Në vendin e shtatë është shqiptari biznesmen Hari Bajraktari që është financuesi kryesor i lotuesve për pavarësi të Kosovës, mediat e ndërlidhin me kongresmenin Engel.

Në vendin 8-të është Florim Krasniqi,, që jo formalisht njihet si një ndër themeluesit e UÇK-së që u pasurua në tregtinë me armë në SHBA, shkruan gazeta.

Agjencia amerikane PBC ka bërë një dokumentar “Lidhja e Bruklinit ku ndër tjera Krasniqi thuhet se ka tubuar mbi 30 milionë për të financuar UÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat